MENU
klinika

Marrëveshja me Greqinë

Bushati: Më habit Meta! Nuk mund të bëjmë dasmë pa pasur çiftin

04.10.2018 - 15:58

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur homologen austriake, Kneissl, ku u diskutua për një sërë çështjesh me interes për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.

Në fjalën e tij, ministri Bushati iu përgjigj interesit të medias , ku sqaroi edhe qëndrimin e tij në lidhje me “përplasjet”  me presidentin Ilir  Meta. Ai deklaroi se tashmë autorizimin e ka marrë nga i pari i shtetit shqiptar, ku shtoi se procesi i negociatave është në proces me Greqinë, ndërsa raporti i plotë  tha do të “skanohet” sërish nga presidenti.

Ai u shpreh i habitur për ndryshimin e qëndrimit të presidentit të Shqipërisë,  në lidhje me negociatat me Greqinë  dhe rolin që ka vetë Bushati në këtë çështje.

Ne jemi në negocim për një paketë me Greqinë, besoj se është i njohur për publikun kjo çështje. Zgjidhja do të jetë në përputhej me të drejtat ndërkombëtare dhe ligjore. E kam thënë, dhe i mbetem i prerë, presidenti ka dhënë autorizimin. Negociatat vijojnë, deri në përfundimin e  negociatave, ne jemi një ekip bashkë me presidentin e Republikës. Puna do të shkojë në presidencë dhe më pas do jetë ai që do të shikojë  se si është ndjekur plani i autorizimit. Pikëpamjet e ndryshme kanë fuqinë institucionale për të drejtuar në rrugë institucionale. Më habit që presidenti ka ndryshuar qëndrim, por kush jam unë që ta gjykoj të parin e shtetit.

Në këtë proces presidenti i Republikës ka dhënë autorizimin siç përcakton kushtetuta dhe ligji për mua si ministër i Jashtëm. Unë kam lëshuar plotfuqishmërinë bazuar mbi autorizimin e presidentit të Republikës për ekipin negociator. Negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të pëdorim një shprehje popullore nuk mund të bëjmë dasmë nëse nuk kemi çiftin”, -tha Bushati.