MENU
klinika

Mësojini

Çdo gjë që ju duhet të dini për fytyrën me akne por që nuk keni guximin të pyesni

18.10.2018 - 17:17

Ja çfarë shkakton puçrra në  fytyrë tek të rriturit dhe çfarë duhet të bësh për t’i hequr qafe …

Pse  mundësia  e shfaqjes së akneve tek  të rriturit është e madhe?

Beta me aknet nuk është domosdoshmërisht e përfunduar vetëm sepse ju keni dalë nga vitet tuaja të adoleshencës. Ndërsa adoleshentët janë  të njohur si më të prekurit nga ky problem, disa njerëz merren me aknet për dekada të tëra.

Aknet tek të rriturit  shpesh shkaktohen nga faktorë të shumtë që punojnë së bashku. Për gratë, këto mund të përfshijnë luhatjet e hormoneve që lidhen me periudhat menstruale, shtatzëninë ose duke kaluar në menopauzë. Për të dy gjinitë, predispozita gjenetike luan një rol të rëndësishëm: dy të tretat e rriturve që kanë problem me aknet, kanë të paktën një të afërm  biologjik me të njëjtin problem.

Disa produkte të flokëve ose të lëkurës mund të bllokojnë poret, kështu që nëse keni lëkurë të ndjeshme, lexoni etiketat dhe zgjidhni atë që ju përshtatet. Pavarësisht këshillimeve të shumta, lidhja mes dietës dhe akneve nuk është e mirë. Ka shumë arsye për të ngrënë mirë, por shmangia e akneve është një arsye me tepër per tu kujdesur për një dietë të pasur dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, dalja mund të shkaktohet  edhe nga disa ilaçe (p.sh., kortikosteroide, litium) ose nga një inflamacion i lidhur kryesisht me lodhjen dhe me stresin.

Si të shpëtoni nga fytyra me akne?

Krahasuar me puçrrat e adoleshentëve, ato tek të rriturit janë më “kokëforta”, veçanërisht nëse periudhat e mëparshme të puçrrave kanë lënë  në lëkurë mikrobet më rezistente ndaj trajtimit. Dermatologët mund të japin receta që përmbajnë peroksid benzoil (një agjent antiseptik dhe anti-inflamator), retinoide (derivatet e vitaminës A që ndihmojnë në parandalimin e mbylljes së poreve) ose antibiotikët për të çrrënjosur bakteret e tepërta.

Shumë kremra të zakonshme të akneve dhe pilula fillimisht shkaktojnë thatësi, irritim, skuqje ose shpërthim, dhe kjo  mund të zgjasë deri në tetë javë për të parë ndonjë përmirësim. Disa pacientë ndalojnë trajtimin para se këto medikamente të fillojnë të bëjnë punën e tyre, prandaj sigurohuni që të kuptoni se si të përdorni recetën që keni marrë nga dermatologu dhe çfarë të prisni prej saj.

Ja çfarë thotë studimi nga Shoqata Amerikane e Zemrës

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani vezë çdo ditë?

Opsionet më të shëndetshme

A është sushi vërtet i shëndetshëm?

Si mund të dallojnë njerëzit midis alergjive sezonale dhe një virusi?

Sezoni i alergjive nuk ka mbaruar ende