MENU
klinika

Vendimi i Prokurorisë

‘Tahiri’/ Të hënën vendoset pushimi ose gjykimi i çështjes

13.10.2018 - 16:00

Fati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do të vendoset ditën e hënë duke qenë se përfundon afati i hetimit.

Tahiri akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, i cili është goditur në Itali.

Të hënën pritet që Prokuroria të dalë me një vendim, ku do të merret vesh nëse çështja do të pushohet apo do të dërgohet në gjykim. 

Sipas burimeve ekziston mundësia më e madhe që përfundimi i kësaj çështjeje të jetë i tillë, ku Tahiri do të dërgohet për gjykim.

saimir-tahiri-konica.al
saimir-tahiri-konica.al

Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes. Nga hetimet e kryera ish ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish ministrit Tahiri.

Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia.

Në të njëjtën dosje me ish ministrin Tahiri, është edhe ish financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti, i cili në rrugë esktraproceduriale u ekstradua në Itali, por që më pas autoritetet italiane e liruan dhe aktualisht ai është në pritje të gjykimit nën masën e sigurisë arrest shtëpie.