MENU
klinika

Nga New York Times

Çfarë nuk po shkon me Social-demokratët e Gjermanisë?

26.10.2018 - 17:06

Socialdemokratët gjermanë janë të zhytur në një lloj depresioni. Partia qeveris vendin bashkë me Kristian Demokratët kryesuar nga kancelarja Angela Merkel, megjithatë shumë anëtarë kanë frikë se vazhdimi i këtij koalicioni mund t’i shkatërrojë ata.

Partia duket se po bie. Në zgjedhjet e fundit në shtetin e Bavarisë, Social Demokratët, patën rezultatin më të keq ndonjëherë. Do të ketë zgjedhje në shtetin e Hessenit këtë të diel, dhe sondazhet tregojnë se do të ketë një rezultat të ngjashëm.

Nëse socialdemokratët pësojnë një tjetër humbje në Hessen, kërkesat brenda partisë për të lënë koalicionin qeverisës do të rriten. Kjo mund të çojë në zgjedhje të reja, dhe një koalicion të ri partish që do ta vinte SPD-në në krye. Por shumë nga partia, veçanërisht anëtarët e rinj, besojnë se partia politike më e vjetër e Gjermanisë ka nevojë për pak kohë për të reflektuar për gabimet e saj dhe për t’i përmirësuar ato.

Një pjesë e problemit të partisë është se konservatorët e Merkel kanë zgjedhur shumë nga idetë e të majtëve, që nga futja e pagës minimale deri tek pranimi i martesës mes personave të njëjtit seks.

Por ka një tjetër arsye. Në dy dekadat e fundit Social Demokratët kanë mbrojtur idetë e të majtës për sa i përket ekonomisë dhe idetë e të djathtës për sa i përket kulturës. Kjo e huton shumicën e votuesve gjermanë.

Në të njëjtën kohë, SPD ka injoruar një çështje të rëndësishme si lindjen e lëvizjes së punës. Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë dhe vendi më i pasur i Evropës, është një vend i begatë, por një nga ata vende që kanë pabarazi dhe padrejtësi.

Papunësia është përgjysmuar në 20 vitet e fundit, nga rreth 11 për qind në rreth 5 për qind; pasuria private gati është dyfishuar, 11.7 trilionë euro sot. Edhe pagat janë rritur.

Por rënia e papunësisë në Gjermani erdhi me një çmim: lindja e një klase të re të ulët, e ashtuquajtura precariat, pra të varfrit që punojnë të cilët e kanë pothuajse të pamundur grumbullimin e pasurisë. Më shumë se tre milion më shumë gjermanë kanë vetëm kontrata të përkohshme pune.

Megjithatë, ka një pyetje e cila duhet të marrë përgjigje: Si të shpërndahen burimet e pakta në një hapësirë që i tejkalon kufijtë kombëtarë?

Për të organizuar në mënyrë më të drejtë globalizimin, në një sistem që i ngjan disi kombit të vjetër, është edhe një detyrë e rëndësishme e Social Demokratëve sot. Dhe ata duket se janë të paaftë për t’iu përgjigjur pyetjeve më të ngutshme të vendit në një kohë kur Gjermania ka nevojë për këtë.

Jochen Bittner është redaktor politik për gazetën javore Die Zeit dhe një shkrimtar i mendimit kontribues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN