MENU
klinika

Parashikohet humbje në zgjedhjet në Hessen

Koalicioni i Merkelit po përgatitet për një tjetër “katastrofë”

25.10.2018 - 17:11

Partitë qeverisëse të Gjermanisë po përgatiten për një katastrofë të dytë elektorale brenda dy javëve, pasi sondazhet për zgjedhjet rajonale të së dielës në Hessen tregojnë se votuesit do të “dënojnë” qeverinë e koalicionit të zymtë të Angela Merkel.

Votimi i së dielës mund ta çojë koalicionin e Gjermanisë në një krizë të re. Të dyja palët po përpiqen të ulin rëndësinë e zgjedhjeve rajonale, që vjen vetëm dy javë pas një sondazhi katastrofik në Bavari, i fajësuar gjerësisht për dështimet e qeverisë së Berlinit.

Për 20 vitet e fundit Hesse është udhëhequr nga koalicione të ndryshme, kryesisht nga CDU. Por tani sondazhet tregojnë se CDU ka pësuar rënie deri në 26%, një rënie prej 12% që nga viti 2013. 

Ky rezultati do t’i jepte fund koalicionit të tanishëm mes CDU dhe Të Gjelbërve dhe ndoshta do të rrëzonte kreun e CDU.

Një rezultat i tillë nuk ka gjasa të shkaktojë një revoltë të menjëhershme kundër Merkelit brenda partisë së saj, por sulmet nga deputetët e CDU në shtypin gjerman kanë nënkuptuar se e gjithë kjo situatë mund të jetë vitale kur të vijë momenti për rizgjedhje si udhëheqëse e partisë në në fillim të dhjetorit.

Megjithatë Merkel ka shqetësime më të mëdha se sa një revoltë brenda partisë së saj. Një rezultat i keq të dielën për SPD-në mund të ketë pasoja edhe më të shpejta për kancelaren.

“Problemi me të cilin po përballet koalicioni është më i madh se edhe ai vetë” tha Kevin Kühnert, kreu i të rinjve të SPD, për Der Spiegel në një intervistë të fundit. 

Ashtu si në Bavari, ekonomia në zhvillim e Hesseit dhe shifrat e ulëta të papunësisë i kanë bërë votuesit që të votojnë më shumë partinë e të djathtës ekstreme.

Aktualisht, anti-emigrantët Alternative für Deutschland (AfD) sipas sondazheve renditet pas tre partive kryesore me 13%, të mjaftueshme që të hyjë pa problem në parlamentin e Hessen për herë të parë.

Por, ashtu si në Bavari, fituesit e mëdhenj të Hesse duket se do të jenë prapë të Gjelbrit, mbështetja për të cilët është dyfishuar.

Në qoftë se parashikimet dalin të vërteta, CDU mund të largohet nga pushteti dhe të vijë një koalicion i majtë në pushtet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN