17.10.2018 - 18:34
Pritja e fansave të saj ka marrë fund dhe Dafina Zeqiri ka publikuar hitin e saj të ri “Kurgjo nuk kallxojna”, i cili vetëm brenda pak orëve ka thyer rekord shikueshmërie në “Youtube”.
Klipi është publikuar të martën rreth orës 18:00 dhe deri tani ka arritur në gati 400 mijë klikime në kanalin “Youtube”. Projekti është ritmik dhe pjesa që ka tërhequr më shumë audiencën është fjala “Habibi”, ku këngëtarja i thotë se ia ka marrë mendtë.
Dafina sërish duket në formë të mirë trupore. Nuk mungoi koreografia edhe në këtë projekt ku këngëtarja u shfaq edhe si një femër gangster me grup, por dhe me lëvizje provokuese të tipit ‘twerk’.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Këngëtarja takon futbollistin
Shaqiri, dhuratë speciale për Dafina Zeqirin
Zbulohet arsyeja