MENU
klinika

Ironia e kryeministrit

Debati në Bruksel/ ‘Ai momenti kur të vjen zor për komshiun’

16.10.2018 - 09:55

Debati maxhorancë-opozitë, i cili u ‘transferua’ në Parlamentin Europian në Bruksel, shkaktoi reagime të mëdha, ndër to edhe atë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka ironizuar veprimin e djeshëm të opozitës, ku deputeti i PD-së Genc Pollo kërkoi që Taulant Balla mos të ishte bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit.

Përmes një fotoje në ‘Instagram’ Rama ka ironizuar incidentin e djeshëm, pasi opozita edhe pse u largua nga salla e PE-së, nuk nguroi që të merrte pjesë në drekën e përbashkët me të pranishmit, ku ishte edhe Balla.

“Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN