MENU
klinika

Publikimi i revistës

Del numri i tretë i revistës ”Fieri”

11.10.2018 - 16:48

Bashkia e Fierit ka publikuar numrin e tretë të revistes ”Fieri”, tashmë një revistë me profil të formuar.
Numri i ri i revistës vjen më i plotë, më i konsoliduar përsa i përket informacioneve që pasqyron.

Në 56-të faqet e revistës lexuesi mund te gjejë një mori temash me përmbajtje nga aktualiteti, arti dhe kultura, turizmi, historia dhe traditat etj, të shoqëruara me fotot përkatëse.

Publikimi i kësaj reviste revokon edhe të kaluarën dhe traditën e madhe të qytetit të Fierit, sjell një informacion për çdo kategori dhe fushë në jetën e përditshme të fierakëve dhe jo vetëm.