MENU
klinika

Investimi 2 milionë euro

“Bypass-i” i Radhimës, gati në qershor/ Lehtëson ndjeshëm trafikun në sezonin turistik

16.04.2024 - 14:28

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve.

Ky investim është pjesë e rrugës Vlorë-Orikum, dhe ka një vlerë prej 2 milion eurosh dhe synon të përmirësojë trafikun në një nga akset më problematike kryesisht gjatë sezonit.

Kreu i bashkisë së Vlorës tha se në qershor është parashikuar mbyllja e trasesë dhe asfaltimi i një prej korsive.

“Baypass-i” parashikon veç trasesë qe do te jete e gjate rreth 2,2 km edhe dy korsi kalimi me gjerësi totale 7 metra dhe trotuar e ndriçim përgjatë gjithë segmentit.

Në projekt janë parashikuar dy “Bay pass-e” në krah të rrugës Vlorë-Orikum.