MENU
klinika

Problemi teknik

Dështimi i kinezëve me lëshimin e raketës në hapësirë

28.10.2018 - 22:07

Një kompani kineze dështoi dërgimin në orbitë.

Gjata fazës së lëshimit të raketës në orbitë mësohet se ka ndodhur një problem teknik që solli edhe dështimin e këtij operacioni.

Landscape Technology Corporation tha se faza e parë dhe e dytë e lëshimit të raketës ZQ-1 shkoi sipas planifikimit, por kishte probleme në fazën e tretë, duke dështuar që raketa të hyjë në orbitë.

deshton raketa kineze-konica.al
deshton raketa kineze-konica.al

Mediat e këtij vendi thanë se raketa po barte një satelit për transmetuesin shtetëror kinez, duke rezultuar në humbje prej rreth 14 milionë dollarësh.

Lëshimi i raketës nga kompania private e themeluar në vitin 2015 ishte parashikuar që të ndodhte në qendrën Wenchang, por ishte ndryshuar vendndodhja për shkak të kushteve të këqija të motit.