MENU
klinika

Ndërhyrja e ushtrisë

Digjet Zues i Shkodrës, flakët kërcënojnë banesat

15.10.2018 - 17:32

Një sipërfaqe pyjore në fshatin Zues në Shkodër është përfshirë nga flakët nga ku mësohet se rrezikohen dhe banesat e banorëve.

Zjarri, i cili është i përmasave të mëdha, vijon të përhapet gjithnjë e më shumë, teksa shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

zjarr ne shkoder zues-konica.al
zjarr ne shkoder zues-konica.al

Është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë dhe helikopterëve për neutralizimin e tij, për shkak të përhapjes masivisht të tij.

Shkaqet dhe motivet e zjarrit, nuk janë bërë të ditura ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN