MENU
klinika

Përfitoi nga Amnistia Penale

Lirohet ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

24.04.2024 - 13:49

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është liruar nga burgu, pasi përftoi nga amnistia penale.

Pas daljes, ish-zyrtari i lartë i bashkisë dha një mesazh për të gjithë qytetarët: “Uroj të mos ta provojë askush”, tha ai për gazetarët.

“Përshëndetje për të gjithë. Shëndet dhe mbarësi për familjet e tyre. Uroj të mos ta provojë askush”, ishte mesazhi i Frrokajt pas daljes nga burgu.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Kujtojme qe nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.