Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu e shoqeruar nga ministri Ditmir Bushati kanë inspektuar përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.
Falë një investimi prej 110 milion lekë nga buxheti i shtetit, mjediset ku jetojnë dhjetra të moshuar janë transformuar rrënjësisht duke i ofruar atyre kushte më komode.
Në Ditën Botërore të të Moshuarve, Ministrja Manastirliu zgjodhi që t’I bëjë apel të gjithë shoqërisë që të kujdesen për prinderit e tyre ndersa tha se të tilla investime janë detyrim:“Kemi detyrimin të investojmë për të moshuarit, për kontributin që kanë dhënë për shoqërinë dhe për shqipërinë, posaçërisht për ata që kanë më shumë nevojë, ndaj siç investuam këtu në Shkodër, do të investojmë edhe në të gjithë vendin.
Ndërkohë Ministri Bushati rikujtoi një thënie të Nënë Terezës: “Kjo qendër do shërbejë si model suksesi. Kur po vizitoja sot këtë qendër më erdhi në mend një thënie e Nënë Terezës e cila thotë, kemi ardhur në jetë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe dhe puna e ekipit, Ministres Manastirliu dhe Qeverisë e dëshmojnë më së miri këtë”.
Për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtrese Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar edhe vizitat e specializuara shëndetësore për secilin nga të moshuarit në qendrat rezidenciale.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja Manastirliu.
K.Zh