Pas akuzave për përdhunim, ish e dashura Raffaella Fico ishte një nga të rrallat që i doli në krah Cristiano Ronaldos, duke thënë se ai është një djalë i mirë dhe kurrë nuk kanë pasur probleme në 11 muajt e lidhjes së tyre.
Por kjo deklaratë e modeles italiane duket se ka bërë xheloze të dashurën aktuale të Ronaldos, Georgina-n.
Sipas revistës “Novella 2000”, Georgina është jashtëzakonisht e nervozuar me ish-të dashurën e portugezit Raffaella Fico, që në ditët e kaluara lëshoi disa deklarata mbi CR7. Mirëpo këto fraza edhe pse i referohen të kaluarës, e kanë tërbuar, gjithnjë sipas të njëjtës revistë, të fejuarën aktuale të futbollistit të Juventus.
Bashkëjetuesja e CR7 duket se ndjen ende familjaritetin, që i ati i fëmijës së saj ka me Raffaella Fico. Ish-velina mund të shkaktojë ndoshta një krizë të fortë në çift?
Sikur të mos i mjaftonin të gjitha akuzat e fundit për përdhunime, tashmë Ronaldo duhet të rregullojë marrëdhënien e tij edhe me Georgina-n.