MENU
klinika

Stili i vjetër klasik

Doni të dukeni si yll Hollywoodi? Ndiqni këto këshilla…

20.10.2018 - 10:57

Qëllimi për cilësinë mbi sasinë

Edhe pse yjet e Hollyëwood-it  kanë stilistë të klasit botëror në majë të gishtave, veshjet e tyre jane  shpesh të thjeshta, megjithëse të përshtatura në mënyrë të veçantë dhe të përkryer. I  gjithë sekreti është në përzgjedhjen e materialit.Një shop-girl e vërtetë dhe me shije do të kalojë një javë të tërë nëpër dyqane duke kërkuar shallin e saj perfekt të mëndafshtë apo këpucet e saj të përsosura që do të zgjasin me vite. Në garderoben e saj mund të ketë pak rroba,por të gjitha të një cilësie të lartë.Ndjenja e modës së Hollywood-it është e rrënjosur në traditen e femrave evropiane, të cilat preferojnë të  investojnë në një gardërobë me cilesi, në vend që të blejnë copa të shpërndara.

Bëni kombnime bardhë e zi

Nga ekrani, shohim shpesh të përdorin një uniformë të zezë me  të zezë ose të zezë dhe të bardhë dhe kombinime të tilla si të pantallonave të holla  me bluza të shkurtra, pantallona të ngushta me këmisha të lirshme dhe të derdhura. Ruajini këto veshje të thjeshta për ditët  më ‘dembele’. Shtojini look-ut tuaj një mascara të thjeshtë dhe një buzëkuq të shëndritshëm dhe do të dukeni vërtetë shumë elegante dhe të këndëshme

Fustanet një ngjyrëshe siluetë

Provoni siluetën  klasike të fustanit të mbrëmjes.Një fustan i zi,i shkurtër i cili vjen pas formave të trupit  është tamam për një darkë ose koktail. Vendosni një palë vathë diamanti dhe do të ishte thjeshtë zgjedhja perfekte.

Gjeni stilin tuaj të preferuar

Është vështirë të gabosh  me një fustan të zi ose jumpsuit. Por gjithmonë duhet të gjesh atë që ty të pershtatet,shtojini një gjerdan ose një palë vathë dhe  ja ku jeni gati . Një femër duhet të gjejë një pamje ”që punon për të” dhe të përdorë modën dhe ndryshimet e saj sezonale për të përmirësuar pamjen e saj.Kjo,jo duke qënë skllav i modës, por duke  rikrijuar look-un që i përshtatet.