MENU
klinika

Këshilla

Doni të rrisni një gjeni? Jepini fëmijës tuaj këtë ushqim

24.10.2018 - 16:41

Pediatrit i kanë këshilluar prindërit të presin derisa bebet të paktën 1 vjec  para se ti japin këtë ushqim , por kjo këshillë  mund të ndryshojë  së shpejti…

E kemi fjalën per Vezën!

E bardha e vezës është një burim i proteinave shtazore, dhe e verdha  është burimi  më i koncentruar i dietës së kolinës, një ushqyes i rëndësishëm që ndihmon në zhvillimin e trurit.Kolina ndihmon të ruani fokusin dhe përmirësoni kujtesën.

Për shkak të shqetësimeve alergjike, prindërit  zakonisht këshillohen që të presin një vit të plotë përpara se të ushqejnë  foshnjat e tyre me vezë. Kjo së shpejti mund të ndryshojë, falë një studimi të ri nga Universiteti i Uashingtonit në St Louis, i cili tregoi se ushqimi i vezëve tek foshnjat deri në gjashtë muaj rezulton në përqëndrime më të larta të kolinës dhe ndihmon  për rritjen e trurit.Studimi gjithashtu zbuloi se futja e vezëve  në ushqimin e foshnjeve   nga  mosha gjashtë muajsh përmirëson ndjeshëm rritjen dhe metabolizmin  e tyre .

Pediatrët që morrën pjesë në studim, arritën në përfundimin që nga futja e hershme e vezëve në ushqimin,fëmijët  mund të përfitojnë jo vetëm rritjen fizike, por edhe zhvillimin e trurit.

 

Lehtëson të përzierat dhe lufton erën e keqe të gojës

Përftimet kryesore të mentes

Ja si të ndikoni në vetëm 3 hapa

Dëshironi të përmirësoni aftësitë bindëse?

Do të habiteni kur të shihni se çfarë do të ndodhë me rrobat tuaja

Çfarë bëjnë 3 lugë sheqer kur i shtoni në lavatriçe?