Deputeti i parë i Partisë Demokratike që ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është Klevis Balliu.
Në një status në Facebook, ai shkruan se dorëheqja e tij shënon fillimin e fundit të Rilindjes. Sipas Balliut ky është ministri i dytë i Brendshëm që pas denocimeve të PD ka dhënë dorëheqjen.
“Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?,” shkruan Balliu.
Statusi i plotë
DORËHEQJA E FATMIR XHAFËS SHËNON FILLIMIN E FUNDIT TË RILINDJES
Ikën Ministri i dytë i Brendshëm i Rilindjes pas denoncimeve të PD.
Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës dorëzohet dhe largohet nga detyra e ministrit. E gjithë kupola e PS është në krye të krimit dhe udhëhiqet nga bandat.
Sot është një tjetër betejë e fituar nga demokratët, LUFTA do edhe më shumë punë, por ne nuk do të ndalemi.
Rastësi apo çfarë ishte ky largim pikërisht në ditën kur Saimir Tahiri kishte lajmëruar të fliste për kundërshtarët e tij të Rilindjes, por tashmë është tërhequr nga ky komunikim publik.
Bandat e larguara po kërcënojnë bandat në qeveri.
Xhafa u largua që të heshtë Saimiri?!
Kujt i shërbeu Fatmir Xhafaj me largimin, Edi Ramës, Olsi Ramës apo u dorëzua përballë Tahirit?
Sot detyra jonë është të SHPORRIM bandat e RILINDJES.