Dosjet e vitit ’97 janë hapur për t’u studiuar, me qëllim rifillimin e hetimeve.
“Parandalimi i krimit”, policia e Beratit bëhet bashkë me institucionet vendore dhe qytetarët.
Policia e Beratit paralajmëron rihapjen e hetimeve për vrasje të bujshme gjatë vitit 1997.
Drejtori i Policisë së Qarkut, Artjon Duka, gjatë llogaridhënies për parandalimin e krimit, tha se dosjet nuk po flenë por po studiohen fletë për fletë në kërkim të provave të reja.
“Janë disa dosje që në si Drejtori policie aktualisht po i studiojmë me qëllim rifillimin e hetimeve.”
Berati e mbylli vitin 2017 me zero vrasje, rekord që është humbur këtë vit.
Por krimi ndaj pronës, shpërndarja e drogës në shkolla, dhuna në familje, janë tri fenomenet me shqetësuese për policinë.
“Jemi duke punuar intensivisht jo vetëm për ndëshkimin e rasteve por edhe parandalimin e tyre.”
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtues të policisë së qarkut, institucioneve vendore, qytetarëve etj.