MENU
klinika

"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

02.10.2018 - 09:07

Për të gjithë 13 vitet e kandidimit të Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë, ajo është mbështetur tek Volker Kauder për zbatimin e ideve të saj duke qenë se kryeson Bashkimin Kristian Demokratik (CDU) dhe partinë e saj bavareze, Bashkësia Kristiane Sociale (CSU). Javën e kaluar kjo përfundoi. Vendin e Kauder e zuri Ralph Brinkhaus, një anëtar i një fraksioni të CDU, të cilët janë të pakënaqur me politikat qendrore dhe politikat progresive të Merkelit.

Shumë prej komentatorëve parashikonin se kjo do të thoshte se Merkel jo vetëm që do të humbiste postin e kancelares zgjedhjet e ardhshme, por edhe mund të heqë dorë nga posti në partinë e saj para vitit 2021.

E ardhmja e pasigurt e Merkelit është më pak e rëndësishme sesa rrjedha e veprimeve që do të ndjekin armiqtë e saj konservatorë.

Në të vërtetë, anëtarët konservatorë të CDU / CSU kanë fuqinë për të ndikuar në politikën evropiane dhe madje vetë Bashkimin Evropian. Ardhjaa e Brinkhaus është një sinjal shqetësues se për Merkel dhe po ashtu edhe ideologjia e saj pro-evropiane.

Axhenda e forcave konservatore mund të bëjë që politikat përfundimisht të shpërbëjnë të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo për shkak se poltikat, kryesisht ato të lidhura me emigracionin, mund të nxisnin një ringjallje nacionaliste brenda CDU/CSU.

Në kulmin e saj, Merkel arriti të kishte mbështetje pothuajse nga të gjitha forcat konservatore. Por në vitet e fundit, konservatorët në CDU / CSU kishin filluar të shprehnin pakënaqësi lidhur me qëndrimet e Merkelit. Që kur Merkel vendosi të hapte kufijtë për refugjatët në vitin 2015, konservatorët në CDU/CSU filluan të humbnin besimin tek ajo.

Dhe tani, pas tre vitesh, Merkel vazhdon të flasë publikisht si një progresive. Kjo ka shtuar zemërimin në CDU / CSU.

Progresistët mbeten të fortë në Gjermaninë veriperëndimore, në veçanti në pjesën veriore të Rajonit të Vestfalisë, pjesës më të populluar të vendit. CSU në Bavari do të humbasë shumicën absolute në zgjedhjet e ardhshme rajonale më 14 tetor. Për shumicën arsyeja është e qartë: CSU ka gjasa të humbasë sepse Merkel dhe udhëheqësi i CSU Horst Seehofer nuk mund të bien dakord.

kolana e librave

CDU / CSU ka të ngjarë të vazhdojë ta udhëheqë vendin edhe në epokën e Merkel. Partia Social Demokratike e qendrës së majtë (SPD) më së fundi është votuar në një nivel të ulët prej 16-18 përqind, pothuajse në mënyrë të barabartë me AfD-në e ekstremit të djathtë në disa sondazhe. Kështu, CDU / CSU mund të hiqet nga pushteti vetëm nëse do të formohej një koalicion shumëpartiak . Por fërkimet midis këtyre grupeve lidhur me çështjet e politikës së jashtme, e bëjnë koalicionin shumë të vështirë.

Në vend të kësaj, një koalicion midis CDU / CSU dhe Partisë së Lirë Demokratike ose një tjetër koalicion i madh me SPD mund të ndodhë. CDU/CSU në këto skenarë do të mbetet partia më e rëndësishme në qeverinë e ardhshme gjermane.

Brinkhaus, kryetari i ri i CDU në Bundestag, ka kritikuar haptazi mënyrën sesi shteti gjerman ka trajtuar krizat e eurozonës.

Kancelarja njoftoi javën e shkuar se ajo nuk do të tërhiqet, por në vend të kësaj do të kandidojë për një mandat tjetër për kreun e CDU.

Mediat gjermane tashmë kanë nisur të parashikojnë se kush mund të jenë pasardhësit e Merkel: Jens Spahn e lartpërmendur; Annegret Kramp-Karrenbauer, sekretari aktual i partisë CDU apo Armin Laschet, udhëheqësi aktual i CDU në Westfalinë Veriore.

Në të vërtetë, Gjermania e sotme duket gjithnjë e më shumë si Mbretëria e Bashkuar në fillim të viteve 2010, kur kryeministri i atëhershëm David Cameron nisi të bënte thirrje për një votim për të lënë Bashkimin Evropian.

Nëse një udhëheqës gjerman do të ndiqte këtë shembull, kjo do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian. Gjermania, ndryshe nga Britania periferike, është qendra e Bashkimit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihma për rindërtimin e vendit

Gjermania “shpëtimtare” edhe e Irakut