MENU
klinika

Luajti poker

Edhe DiCaprio në borxh nga bixhozi!

15.10.2018 - 19:10

Pasuria e tij është disa milionë dollarë, por sërish del dikush dhe e akuzon yllin e Hollywood, Leonardo DiCaprio se i ka para borxh.

Ronan Keating ka thënë se është ende duke e pritur Leonardo DiCaprion që t’ia kthej paratë e huazuara vite më parë.

Ronan Keating attends the Olivier Awards at the Royal Opera House, London, Sunday, April 15, 2012. (AP Photo/Jonathan Short)

Ai pesë vjet më parë i kishte huazuar disa para, duke mos specifikuar shumën, gjatë kohës që po luante poker në një kazino.

“Ne ishim në Sydney, ai ishte duke xhiruar ‘Big Gatsby’ dhe kohë pas kohe po luante poker. Unë i dhashë disa qindra dollarë për t’u rikthyer në lojë. Kurrë nuk e pashë më përsëri, edhe pse mendoj se atë mbrëmje ai fitoi”, tha Keating.

Megjithatë ky mund të jetë vetëm një pretendim për të fituar vëmendje nga ana e Ronan Keating derisa ende nuk ka një konfirmim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas bjondeve, një brune…

DiCaprio i jep fund beqarisë?!


Apeli i mjekes së Infektivit që s’duhet humbur!

“Kam dalë që dje në orën 7:30 nga shtëpia”!

Çifti duket se po e kalon krizën mes tyre

Kim dhe Kanye kthehen nga pushimet

Nga dëmtimet misterioze në trup deri tek rënia e dhëmbëve

Zbulohet horrori i ditëve të fundit të Whitney Houston!