MENU
klinika

Më joshëse se kurrë

“Engjëlli” mbetet në Rio!

24.10.2018 - 20:37

Engjëlli i ‘Victoria’s Secret’, super modelja Gigi Hadid ka zbukuruar akoma më shumë Brazilin. E ndodhur në Rio de Janeiro prej ditësh në një projekt të sajin, Hadid është shfaqur tejet joshëse veshur me një xhaketë rozë, e poshtë saj nuk kishte asgjë tjetër.

Ajo dukej në super formë dhe një femër me elegancë si gjithmonë.

23-vjeçarja Hadid vazhdon të jetë një nga modelet më të preferuara të momentit në mbarë botën. Se fundmi, ajo ka qenë pjesë e thashethemeve dhe për sa i përket lidhjes së saj të dashurisë me këngëtarin Zayn Malik.

Lajmet mbi ndarjen dhe ribashkimin e tyre nuk janë më një gjë e pazakontë. Aktualisht çifti është më mirë se kurrë në krahë të njëri-tjetrit, konfirmuar kjo dhe nga postimet e të dyve në profilet e tyre në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN