MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Erdogan pro për çdo zgjidhje

17.10.2018 - 09:56

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, bisedë në të cilën Erdoganni ka kërkuar që të vazhdohet dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Siç shkruan Tanjug, Erdogan i ka thënë homologut serb se duhet arritur një marrëveshje kompromisi dhe ka porositur se “do të mbështes çdo marrëveshje të arritur mes serbëve e shqiptarëve”.

Erdogan ka thënë se do ta presë presidentin serb si mysafir në ceremoninë e hapjes së Aeroportit të Ri të Stambollit në Ditën e Republikës Turke më 29 tetor.

Vuçiçi e Erdogani janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë në rritje.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të nisin përgatitjet për një vizitë zyrtare të Erdoganit në Serbi gjatë 2019-së. /Konica.al