MENU

Kërkon të dijë ku ndodhet trupi i gazetarit

Erdogan po shton presionin ndaj Arabisë Saudite

26.10.2018 - 19:19

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë kërkesa për të ditur vendndodhjen e trupit të Jamal Khashoggi dhe për të identifikuar kush e urdhëroi vrasjen e tij, duke treguar qartë se Ankaraja është e gatshme të vazhdojë presionin mbi sauditët.

Të arrestuarit në Arabinë Saudite duhet ta dinë, se cilët e vranë gazetarin dhe ku ndodhen eshtrat e tij, tha Erdoğan në parlament të premten, duke shtuar se personi që dha urdhrin për vrasjen duhet të sillet para drejtësisë.

“Ato që ka thënë Riadit lidhur me atë që ka ndodhur kanë qenë komike”, tha presidenti, duke i quajtur ato “deklarata fëminore”.

Vërejtjet e presidentit erdhën pasi ai foli me trashëgimtarin e fronit saudit për herë të parë të mërkurën për krizën diplomatike aktuale.

Erdogan e ka përdorur rastin për të ushtruar presion ndaj rivalit të tij saudit, të cilin shumë besojnë se duhet të kenë qenë në dijeni të operacionit. Rijadi është munduar vazhdimisht që të shmangë Princin Mohammed nga çdo përgjegjësi për vdekjen e Khashoggi.

Pas mohimeve të ndryshme dhe shpjegimeve për atë që ndodhi me shkrimtarin saudit, Arabia Saudite tha për herë të parë të enjten se bëhej fjalë për vrasje “me paramendim”.

Riad më parë kishte thënë se Khashoggi vdiq gjatë një zënke me zyrtarët sauditë dhe se trupi i tij ishte larguar  nga një palë e tretë e paidentifikuar.

Historia e Arabisë Saudite është parë me skepticizëm nga Ankaraja dhe pjesa më e madhe e ndërkombëtarëve. Më parë këtë javë Erdogan tha se hetuesit turq kishin prova se Khashoggi u vra me paramendim. Dhe pas ditës së enjte lindën pyetje të mëtejshme se kush kishte urdhëruar një operacion të tillë ndërkombëtar vrasjeje.

Khashoggi, 59 vjeç, një kolumnist dhe kritik i Washington Postit, i princit të fuqishëm të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite më 2 tetor.

Erdogan e ka quajtur vrasjen  një “vrasjeje politike”, duke shtuar se Ankaraja do të vazhdojë hetimin derisa të gjitha pyetjet të kenë marrë përgjigje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje"

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar