MENU
klinika

Nga Project Syndicate

SHBA “shpëtimi” i Arabisë Saudite?

16.10.2018 - 14:41

Marrëdhënia SHBA-Arabi Saudite ka qenë si “një shkëmb” i fortë dhe pengesat e skandalet në këtë marrëdhënie janë mbajtur kryesisht larg syrit të publikut. Edhe këtë herë, interesat e përbashkëta dhe varësia e ndërsjellë me siguri do të mbizotërojnë mbi dëshirën për të mbajtur Arabinë Saudite në standardet që kërkojnë aleatët e tjerë të ngushtë të SHBA.

Vrasja e dyshuar e gazetarit  të Arabisë Saudite Jamal Khashoggi, që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara, në konsullatën në Stamboll ka marrë një “lumë kritikash”. Në Kongresin amerikan, demokratët dhe republikanët kanë premtuar t’i japin fund shitjes së armëve në Arabinë Saudite dhe të vendosin sanksione nëse vërtetohet se Arabia Saudite ka gisht në vrasjen Khashoggi.

Por ka patur dëme të konsiderueshme në lidhjet dypalëshe. Arabia Saudite është shumë e rëndësishme për interesat e SHBA dhe nuk mund të lejojnë që vdekja e një njeriu të ndikojë në marrëdhëniet. Dhe duke patur aleatët e rinj që punojnë për të frenuar dëmin, nuk ka gjasa që episodi të çojë në asgjë më shumë se në një grindje “të dashuruarish”.

Roli i veçantë i Arabisë Saudite në politikën e jashtme amerikane është një mësim që presidentët amerikanë mësojnë vetëm duke patur përvojë.

Para se Donald Trump të merrte detyrën, Bill Clinton kërcënonte të ndërpriste blerjet e naftës nga Mbretëria. Por pasi sauditët i dhanë atij një çmim të lartë civil kur vizitoi Mbretërinë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president i SHBA, ai e ndryshoi mendimin.

Edhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, nuk mundën ta dëmtonin këtë marrëdhënie.

Kishte nisur të dukej se aleanca mes një demokracie laike dhe një teokracie, me interesa të përbashkëta gjatë Luftës së Ftohtë, po zhytej në një humnerë që ndante vlerat e tyre. Por aleanca jo vetëm që mbijetoi, por u forcua më tej.

Sot, situata duket se është tensionuar pas zhdukjes së gazetarit. Turqit pretendojnë se kanë audio dhe video që zbulojnë vdekjen e tij dhe senatori Lindsey Graham paralajmëroi: “Nëse është e vërtetë Arabai do të marrë dënimt”, ndërsa senatori Benjamin Cardin ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të lartë sauditë.

Por Arabia Saudite ka shumë arsye për t’i shkëputur marrëdhëniet me SHBA fare lehtë. Megjithëse SHBA nuk ka nevojë për naftën saudite, ajo ka nevojë që Mbretëria të rregullojë prodhimin dhe në këtë mënyrë të stabilizojë tregjet. Kontraktuesit amerikanë të mbrojtjes janë të varur nga miliardat që Mbretëria shpenzon për pajisjet ushtarake.

Bashkëpunimi është vendimtar për të penguar xhihadistët dhe komplotet e tyre. Por, më e rëndësishmja, Arabia Saudite është bastioni kryesor arab kundër ekspansionizmit iranian.

Është një gjë e çuditshme që Trump duhet të kuptojë. Megjithëse ai premtoi “ndëshkim të ashpër” nëse sauditët me të vërtetë e kanë vrarë Khashoggi, nuk pranoi të anulojë kontratat ushtarake, dhe në vend të kësaj nisi të ankohej për pasojat në Amerikë.

Amerika mund të jetë shoku më i mirë i Arabisë Saudite, që mund t’i hedhë një litar shpëtimi.

Marrëdhënia SHBA-Saudite ka qenë si “një shkëmb” i fortë dhe pengesat e skandalet në këtë marrëdhënie janë mbajtur kryesisht larg syrit të publikut. Edhe këtë herë, interesat e përbashkëta dhe varësia e ndërsjellë me siguri do të mbizotërojnë mbi dëshirën për të mbajtur Arabinë Saudite në standardet që kërkojnë aleatët e tjerë të ngushtë të SHBA.

Barak Barfi