MENU
klinika

Lufta kundër tyre

Facebook: Fake news-et po zhduken

22.10.2018 - 17:12

Pak kohë më parë, Facebook u përball me një shqetësim të madh, fake news-et. U zbulua se njerëzit po përhapnin dhe shpërndanin “lajme” nga platformat që njiheshin për përhapjen e keqinformimit.

Facebook ka ndërmarrë hapa aktivë për të reduktuar lajmet e tilla nga paraqitja në platformën e tyre dhe duket sikur mund të arrijnë të bëjnë këtë.

Sipas Facebook, studimet e kryera nga tre organizata të pavarura kanë gjetur se lajmet e rreme, ose fake news, në Facebook janë në rënie. Kjo nuk do të thotë se ato janë eliminuar plotësisht, por ato janë pa dyshim më të pakta, krahasuar me pak kohë më parë.

Një tjetër studim i Universitetit të Michiganit gjithashtu zbuloi se në vitin 2016, angazhimi me fake news ishte dy herë më i lartë në Facebook krahasuar me Twitter, por kjo nuk është më kështu, pasi Twitter tani duket se po merr “kryesimin” me 50% më shumë angazhim me fake news në krahasim me Facebook.