MENU
klinika

Reagon këngëtarja

Fansat “masakrojnë” Elvana Gjatën në “Instagram”

06.10.2018 - 09:51

Jo vetëm në prokurori, Elvana Gjata duhet t’u “japë përgjigje” tashmë edhe fansave të saj në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në ish-Bllok.

Një person mbeti i vrarë, e dy të tjerë u plagosën. I dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata, është një nga 3 personat e shpallur në kërkim nga policia, ndërsa nga të dhënat e deritanishme dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë pikërisht këngëtarja.

Nisur nga kjo ngjarje shumë njerëz kanë shprehur ‘mllefin’ ndaj Mata-s në fotot e këngëtares, në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës e akuzonin si pjesë të bandave dhe disa të tjerë arritën deri aty sa e quanin vrasëse. Kështu Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë duke bllokuar komentet dhe duke fshirë ato që ishin bërë deri tani.