MENU
klinika

Mbiemrat e deshqiptarizuar

Feja myslimane nuk e ka ruajtur shqiptarësinë nga asimilimi

17.10.2018 - 14:03

E ka nji copëz të vërtete pohimi se historia i alternoi fatet: Mali i Zi nga nji vend shqiptar, siç ishte në mesjetë, sot u ba serbishtfolës, e Kosova nga nji vend politikisht serb, siç ishte në mesjetë, sot u ba shqiptare.

Me i krahasue statistikat e regjistrimeve ndër vite në Mal të Zi del nji pattern fort i çuditshëm: ka nji dallim të thekshëm mes atyne që deklarohen shqiptarë dhe atyre që e deklarojnë shqipen si gjuhë amtare, por identitetin ose si cërnagorë, ose si boshnjakë ose si cërnagorë muslimanë.

Pra, lakorja e atyne që shqipen e kanë gjuhë amtare (por identitetin e deklarojnë si joshqiptar) rritet në kongruencë me zvogëlimin e numrit të atyne që deklarohen shqiptarë. Ky zhvillim retrograd e zhvleftëson njiherë e përgjithmonë pandehmën se malësia e paska ruejtë bërthoklën etnike: veç në tri dekadat e fundit, serbishtja ka kullufitë sa e sa katunde në Grudë, Guci, etj.

Qe së fundi më ra me i njoftë do prej Vladimiri (Katërkolle, kishin me m’korigjue dostat e Albin Kurtit): mozamakeq mbiemnat krejt Kurtoviç.

Ky zhvillim retrograd poashtu e zhvleftëson pandehmën se nji fe e caktume e ruen shqiptarësinë. Përkundrazi!

Shqiptartë muslimca në Rozhajë, Guci e Plavë u banën boshnjakë; shqiptartë katolikë në Vladimir e Tivar deklarohen cërnagorë. Robtë!

Nga Col Mehmeti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN