MENU
klinika

8 netë shfaqje

Ferizaj mbyll edicionin e 48-të të Festivalit të Teatrit

29.10.2018 - 12:11

U mbyll die edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrit në Ferizaj të Kosovës mbrëmë me shfaqjen teatrale  “Im atë donte Adolfin” nga Teatri i Qytetit- Gjilan. Në këtë edicion performuan 100 aktorë dhe pati mbi 2000 shikues.

Në këtë edicion të 48-të Festivalit të Teatrove në Ferizaj si e veçantë ishte konkurrimi me katër drama shqipe si dhe pjesëmarrja e shfaqjes mysafire nga Franca.

Për tetë netë me radhë në skenën e Teatrit “Adriana” dhanë shfaqje trupa teatrore nga Prishtina, Shkupi, Korça, Prizreni, Gjilani, Kumanova, Ferizaj, dhe shfaqja mysafire “Le Pont” nga Franca me dy aktorët e mirënjohur Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj.

Pas tetë netësh shfaqje teatrale të produksioneve ndër më të mira të sivjetmë, juria e festivalit e përbërë nga Fadil Hysaj, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Nexhat Xhokli dhanë këtë vlerësim:

  1. Çmimi i gazetarëve ferizajas, Shfaqja “Gratë”, Teatri Shqiptar- Shkup;
  2. Skenografia më e mirë:  Mentor BERISHA, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”-Prizren;
  3. Kostumografia më e mirë: Samka FERRI, për shfaqjen, “Ata që ikin”,  Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren;
  4. Roli më i mirë episodik: Vjosa ABAZI, Teatri “Adriana” -Ferizaj;
  5. Roli dytësor më i mirë (Femër): Armenis Jovanovska Nokshiqi, Teatri Shqiptar -Shkup
  6. Roli dytësor më i mirë (Mashkull): Avni Shkodra, Teatri Qytetit-Gjilan
  7. Aktorja më e mirë – Çmimi “Adriana”: Elia ZAHARIA, Teatri ”Andon Zako Çajupi” – Korçë;
  8. Aktori më i mirë – Çmimi “Ismail Rama”: Shpëtim Selmani, Teatri Kombëtar i Kosovës
  9. Regjia më e mirë: Qëndrim RIJANI, Teatri Shqiptar-Shkup
  10. Çmimi për shfaqjen më të mirë të festivalit: shfaqja “Gratë” Teatri Shqiptar-Shkup.

Për tetë netë të festivalit, pas çdo shfaqje u mbajtën diskutime të udhëhequra nga profesori Haqif Mulliqi raporton RTV21.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shfaqjet do të vazhdojnë deri më 8 dhjetor

Festivali teatror “Hapat” në edicionin e tretë

"Deri dje, trashëgimi e braktisur"

“K’cimi i Tropojës”, zyrtarisht në UNESCO

Shkolla e parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Nga Gurakuqi, te Xhuvani e Çabej, personalitetet e Normales së Elbasanit!

Mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”

Shqipëria anëtarësohet në GSTC

“Ari shqiptar t’i kalojë bankës së Moskës”

Kërkesa e Enver Hoxhës për Stalinin në 1949-ën!