MENU
klinika

“FjalaFest”

Në Milano të Italisë zhvillohet festivali i letërsisë shqipe

08.05.2024 - 16:53

Për herë të parë vjen në Milano të Italisë, do të mbahet një Festival i Letërsisë shqipe, në datat 18 dhe 19 maj 2024.

“FjalaFest” do të bëjë bashkë autor shqiptar në një diskutim mbi letërsinë, historinë, traditën letrare, përkthimin, artin e shkimit, organizuar nga Albania Letteraria, Slow Mill dhe Dep Dora dhe Pajtimit dhe financuar nga Qendra e Librit dhe Leximit, IOM dhe Fondacioni Cariplo.

Ky festival do të shpërblejë përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht të realizuar në periudhën 2021-2023.

Kreun e jurisë së këtij edicioni të parë e mban një emër i nderuar në botën e letrave Matteo Mandalà, profesor në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë të Universitetit të Palermos si dhe një nga albanologët bashkëkohorë më të vlerësuar.

Mandalà është gjithashtu anëtar nderi i Akademisë së Shkencave në Shqipëri që nga viti 2016 dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nga viti 2017, si dhe është autor i disa librave dhe eseve.