Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi tentoi t’i dërgonte djalit një sasi hashashi brenda ambienteve ku vuan dënimin.
Një pranga ka rënë M.S. vjeç, ndërsa pas kontrolleve iu gjet një sasi prej 13,6 gram lëndë narkotike e llojit hashash, e cila dyshohet se ishte nisur për djalin që vuan dënimin në këtë ambiente.
Deklarata e Policisë
“Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S. vjeç 59, banues në Fier, sepse në ambientet e IEVP Fier, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 13.60 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ja kishte sjellë djalit të tij që vuan dënimin aty. Nenet 283/1, 324/a dhe 286 të Kodit Penal.”, njofton policia.