MENU
klinika

Veliaj dhuroi fondin

Fitoi gjyqin/ Dëmshpërblimi, të mira materiale për shkollat

24.10.2018 - 22:22

Vetëm një ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një ditë më parë një nga këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Nga gjyqi në fjalë Veliaj u dëmshpërblye me 1 milion lekë të vjetër, me të cilat ky i fundit vendosi t’i dhurojë dy kompjuterë për laboratorin e informatikës, të shkollës Isa Boletini.

Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do të ndihmojë nxënësit e Kodër – Kamzës që të mësojnë gjuhën e kompjuterit.

dhuroi kompjutera shkolles isa boletini-konica.al
dhuroi kompjutera shkolles isa boletini-konica.al

“Jam shumë i lumtur që sot sepse betejën për të hequr kulturën e shpifjes nga Tirana po e kthejmë në të mira materiale për shkollën “Isa Boletini”.

Këto janë dy kompjuterët e parë që duam t’ia dhurojmë shkollës.

Mezi pres që fëmijët, përveçse të dalin mirë në gjuhë, letërsi, matematikë, të mësojnë edhe këtë lloj gjuhe, gjuhën e kompjuterit.

Sot gjithmonë e më shumë njerëzit thonë: – “Di anglisht? Pastaj, pyetja tjetër është: Di kompjuter? Dua që fëmijët në Kodër – Kamëz e në Institutin Bujqësor të dinë edhe anglisht, të dinë edhe shqip shumë mirë, por të dinë edhe kompjuter si gjuhë e re”, tha Veliaj.

dhuroi kompjutera shkolles isa boletini-konica.al
dhuroi kompjutera shkolles isa boletini-konica.al

Duke përshëndetur nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes, ai theksoi se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsim.

“Angazhimi i kryeministrit dhe porosia që u është lënë të gjithë atyre që shërbejnë ndaj publikut, qoftë në bashki, qeveri, parlament, është që çdo para që vjen nga fondet e betejave kundër shpifjes të kthehet në fond për arsimin.

Jam shumë i lumtur që me këta dy kompjuterë të parë, nisim laboratorin e shkollës “Isa Boletini”, shtoi Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…