MENU
klinika

Video-intervistë me Edmond Gashin, onkolog

Flet onkologu: Nëse ke këto shenja, ke kancer në gji

01.10.2018 - 20:19

Të ftuar special në studion e Klinika Online ditën e sotme kishim Edmond Gashin, kirurg onkolog senolog, pranë Spitalit Onkologjik, QSUT.

Siç njihet botërisht, Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Duke u nisur nga ky fakt vendosëm që intervistën e sotme ta zhvillonim pikërisht bazuar në informimin rreth këtij tumori.

Sipas mjekut onkolog, në moshën 30-vjeçare një femër duhet të jetë gjithmonë e predispozuar për të bërë vetëpalpimin (vetëekzaminimin) e gjoksit, për të parë nëse nuk ka asnjë lloj formacioni, gungëzimi:

“Vetëekzaminimi me dorë fillohet nga qendra periferike dhe afrohet drejt qendrës së gjoksit, duke e palpuar me shumë lehtësi për të vënë re ndryshimet që mund të jenë në pjesët poshtë gjirit.

Në momentin që mund të kapet një formacion i pazakontë, si për shembull një gungëzim, një pjesë e fortë si portokall, apo ndryshimi i ngjyrës dhe fortësisë së gjirit, atëherë pacienti duhet të paraqitet menjëherë pranë mjekut specialist.”

Me gjasë, pyetja e cila gëlon në mendjet e shumë femrave është: Si ta zbuloj sa më herët kancerin e gjirit?

Lidhur me pyetjen e parashtruar më lart, kirurg Gashi përgjigjet:

“Çdo grua që i afrohet të 40-ave këshillohet patjetër të bëjë një mamografi dhe më pas sipas këshillës së mamografit apo radiologut ose senologut, të bëjë edhe një eko të gjirit.”

Si reagojnë pacientët pasi ju i njihni me diagnozën e tyre?

Pacientëve në momentin e diagnostikimit, në të gjithë botën, diagnoza u thuhet në prani të një psikologu. Deri në vitin 2005 nuk i është thënë asnjëherë pacientit, iu është thënë familjarëve.

Është një diagnozë e vështirë, që mezi pranohet nga çdo femër, por është e rëndësishme që ajo të bindet që këtë sëmundje e ka dhe duhet të trajtohet.”

Për ndjekësit e Konica.al, onkologu thekson se mënyra e jetesës është tepër e rëndësishme:

Mënyra e jetesës dhe jeta seksuale ndikon shumë. Femrat që nuk janë të martuara dhe nuk kanë fëmijë, kanë predispozitë më të madhe për të zhvilluar kancer gjiri. Ritheksoj edhe njëherë: Gjiri normal nuk duhet që të ketë as skuqje, as deformim, as rrudhje dhe as futje të thithit brenda.”

Mesazh sensibilizimi: Kanceri i gjirit, sa më shpejt të kapet, aq më shumë është i shërueshëm!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN