Ndërtimi i një gazsjellësi të ri Rusia-Gjermani pavarësisht nga mungesa e miratimit nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, tregon mungesën e solidaritetit brenda bllokut, tha presidenti polak Andrzej Duda të premten.
Në një konferencë shtypi që kulmoi një takim dy-ditor të presidentëve të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe vendit pritës të samitit, Sllovakia, Duda tha se nevojat dhe shqetësimet e vendeve në komunitetin Europian duhej të të merren parasysh.
Ai tha se këto katër vende kritikojnë tubacionin Nord Stream 2, i cili do të dërgojë gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik, duke anashkaluar shtetet baltike, Poloninë dhe Ukrainën, sepse ato vende e kuptojnë se ky projekt nuk është një biznes, por ka natyrë politike, e cila në realitet është e dëmshme për Bashkimin Evropian.
Duda shtoi se tubacioni do të kërcënonte sigurinë e energjisë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe do të rezultonte në një furnizues që dominon tregun e Bashkimit Evropian.
“Ne mendojmë se, nga pikëpamja e interesave të të gjithë Bashkimit Evropian, kjo është e dëmshme. Por, siç duket, projekti po ecën përpara pavarësisht se është kundër interesave të disa vendeve të Bashkimit Evropian,” tha Duda.#
Nord Stream 2 është një ndërmarrje e përbashkët midis gjigantit të gazit rus Gazprom dhe pesë kompanive evropiane. Qëllimi i projektit është të japë 55 miliardë metra kub gaz natyror rus çdo vit direkt në Bashkimin Europian përgjatë Detit Baltik.
Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar të promovojnë gazin natyral të lëngshëm në tregun evropian, kanë bërë një numër tentimesh për të penguar zbatimin e projektit Nord Stream 2 dhe ka përfshirë edhe një dispozitë për të kundërshtuar ndërtimin e tubacionit me sanksione të mundshme.
Ka mjaft pretendime se tubacioni do ta bëjë Gjermaninë plotësisht të varur nga Rusia. Por të dyja palët janë të interesuara për furnizim të besueshëm me gaz.
Projekti Nord Stream 2 (NS2), i cili nga viti i ardhshëm do të dyfishojë kapacitetin e transportimit të gazit natyror nga Rusia në Gjermani, është po aq i diskutueshme sa janë përgjithësisht projektet e energjisë. Për vite ka shkaktuar përçarje midis Evropës dhe Amerikës, dhe brenda Evropës. Gjermania e mbështet fuqishëm atë. Danimarka ka ndërmend ta ndalë atë. Polonia thotë se është anti-konkurruese.
Megjithatë, të gjitha këto, kanë nisur të rrënohen sepse punëtorët vazhdojnë punën përgjatë detit Baltik.