MENU
klinika

Mësojini!

Gjithçka nuk dini për kancerin e gjirit!

29.10.2018 - 18:02

Kanceri i gjirit është një rrezik që mund të preki një nga tetë femra gjatë jetës së tyre. Asnjë nuk i di shkaktarët e vërtetë të kancerit të gjirit.

Disa faktorë janë:

• Mosha- Rreziku shtohet me rritjen në moshë;

• Trashëgimia- Një femër e cila ka një person nga familja me kancer të gjirit ka më shumë gjasa të ketë në të ardhmen kancer gjiri;

• Faktorët personal- Fillimi i ciklit te femrat para moshës 12 vjeç dhe menopauza mbas moshës 55 vjeç.

Disa faktorë të tjerë janë përdorimi i hormoneve, pilulat kundra shtatzënisë, konsumimi i alkoolit, mos pasja e një fëmije ose lindja e tij mbas moshës 35 vjeç, gjinj të dendur.

Simptomat e kancerit të gjirit mund të jenë në madhësi ose forma të ndryshme të gjoksit, gunga në gjoks etj.

Trajtimi në kohë mund të sjelli parandalimin e kancerit të gjirit. Disa nga metodat e kurimit janë me operacion, me lazer, kimioterapi etj.

Në qoftë se keni dyshime nëse jeni të prekur nga kanceri i gjirit vizita te mjeku do të ishte tepër e rëndësishme për trajtimin dhe parandalimin në kohë.Terapitë ndihmojnë duke sulmuar qelizat e kancerit dhe mos dëmtuar ato normale.

Kanceri i gjirit ndodh edhe te meshkujt, por tepër rrallë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN