MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Greqia dhe Maqedonia themelojnë Komitetin e ekspertëve

09.10.2018 - 14:31

Markos Bollaris, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Spiridon Sfetas, Jakovos Mihailidis, Atanosis Lupa, Nikolaos Zaikos, Aleksandra Jaonidu dhe Eftimios Harllavtis, janë anëtarët e Komitetit të përbashkët të çështjeve historike, arkeologjike dhe arsimore nga Greqia.

Nga Maqedonia, Komitetin do ta përbëjnë Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ljudmill Spoasov, Ana Çupeska-Stanishkovska, Fahri Ramadani dhe Kice Kollbe.

Siç raportohet, emrat e anëtarëve ishin vendosur në Kuvendin e Greqisë, në përgjigjen me letër të ministrit për Punë të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, pas pyetjeve të deputetes nga partia Demokracia e Re, Sofia Vultepsi.

Kujtojmë se muaj më parë është nënshkruar Marrëveshja e Prespës, që do të zgjidh ngërçin tre dekadash lidhur me emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë.

Ndërsa, javë më parë u mbajt referendumi për emrin e ri të Maqedonisë, por që nuk kaloi, për shkak të pjesëmarrjes së vogël në votim. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi