MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Haley: UNMIK-u të largohet nga Kosova

17.10.2018 - 17:59

Kosova

Ambasadorja në dorëheqje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, që të tërheq misionin e UNMIK-ut nga Kosova. Letra është dërguar më 9 tetor, në po të njëjtën ditë kur Haley kishte njoftuar tërheqjen e saj nga posti i Ambasadores në OKB.

Maqedoni

Edhe sot në Kuvend të Maqedonisë po vazhdon debati i propozimit të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Për deputetët e opozitës VMRO-DPMNE-së, Marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe ligjërisht, ndërsa gjatë dakordimit të saj ka pasur mosrespektim të presidentit dhe dispozitave ligjore nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ndërsa për shumicën parlamentare nuk mund të ketë Marrëveshje më të mirë nga kjo dhe nëse refuzohet Maqedonisë i kanoset izolim afatgjatë dhe bllokim i integrimit në BE dhe NATO.

Serbi

Ambasadorja tashmë e dorëhequr e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, i ka dërguar edhe një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova. Kjo kërkesë e Haleyt ka ngjallur reagime të shumta në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas publikimit të këtij lajmi, ka thënë se me këtë kërkesë të ambasadores Haley u vërtetua fakti se për SHBA, Kosova është shtet i pavarur.

Kosova

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputeten Albulena Haxhiu dhe drejtuesen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Bala gjatë një konference për media kanë folur lidhur me rastin e Vasfije Krasniqit, e cila ishte pre e dhunës seksuale në periudhën e luftës nga forcat paramilitare serbe.

Serbi

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, bisedë në të cilën Erdoganni ka kërkuar që të vazhdohet dialogu mes Kosovës e Serbisë. Siç shkruan Tanjug, Erdogan i ka thënë homologut serb se duhet arritur një marrëveshje kompromisi dhe ka porositur se “do të mbështes çdo marrëveshje të arritur mes serbëve e shqiptarëve”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë