MENU
klinika

Vendimi i dhjetorit

Haradinaj: Për 2 muaj hiqen vizat

08.10.2018 - 13:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është prononcuar ditën e sotme lidhur me çështjen e liberalizmit të vizave në vend.

Ai ka dhënë një afat kohor për liberalizimin e tyre, ndonëse ekzistojnë zëra të cilët thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020.

Reagimi i kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër ndaj atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen deri në fillim të vitit 2020, teksa thotë se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve.

ramush-haradinaj-konica.al
ramush-haradinaj-konica.al

Përkatësisht, deri në fund të këtij viti kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza.

Nga ana tjetër, rekomandimi nga Komisioni Evropian për liberalizmin e vizave ka qenë pozitiv.

Kujtojmë se gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

Në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizimin e vizave.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë