MENU
klinika

Diskutim në Kosovë

Helena Kadare: Lule dhe përgjues në “Hotel”

10.10.2018 - 13:58

Përgjatë qëndrimit në Kosovë dhe dekorimit me “Medaljen Presidenciale” nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Helena Kadare ishte dhe përballë studentëve të Universitetit të Filozofisë në takimin e zhvilluar në Prishtinë, gjithashtu në një rrëfim ekskluziv për letërsinë përballë dy gazetareve të njohura Beti Njuma dhe Alda Bardhyli në “Letërsia dhe Qyteti”.

” Në Kosovë kam qenë për herë të parë në një delegacion të Lidhjes së Shkrimtarëve të kryesuar nga Dritëro Agolli. Një vit më pas erdha me Ismailin. Kur erdha me të, vaska e hotelit ishte e mbushur me lule nga adhuruesit e tij, megjithatë më thanë se në Hotel Grand kishte përgjues”,-ka kujtuar shkrimtarja vite më pas.

Në librin e saj i fundit “Kohë e pamjaftueshme”, të cilin shkrimtarja e përmendi, Helena, ka zbuluar fatin e një çifti të pazakontë, me ngjarje që dalin dhe kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët.

Përtej episodeve shumë të pasura dhe të një humori që jep përvojën e tragjedisë, kujtimet e saj dëshmojnë drejtpërdrejt mbi kompleksin e “punës së laboratorit”, në të cilën është përpunuar vepra e Ismail Kadaresë, si dhe mbi strategjitë e përdoruara për të bërë që të dështojë çensura, deri për të çuar në Francë dhe strehuar tekstet më të rrezikshme. Një roman aventurash dhe pasionesh i atillë që frymëzon dashurinë për artin dhe lirinë.

I.A

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN