MENU
klinika

Nga New York Times

Hillary Klinton shpërqendron demokratët…

18.10.2018 - 16:07

Hillary Clinton ka qenë në vëmendjen e mediave gjatë javëve të fundit, si në aspektin personal ashtu edhe në atë politik, por asaj i duhet bërë e qartë se dikush duhet të ndërhyjë para se ajo t’ia ndërlikojë më shumë jetën shokëve të saj demokratë.

Në këto ditë të fundit para zgjedhjeve afatmesme, kandidatët demokratë duhet të fokusohen në mesazhet që duhet t’iu përcjellin votuesve. Ata duhet të flasin për kujdesin shëndetësor dhe vendet e punës dhe çështje të tjera që shqetësojnë elektoratin e tyre. Ata nuk kanë nevojë të flasin për fajësinë, ose për rezultatet e testimit të ADN-së së Senatorit Elizabeth Warren. Dhe ata definitivisht nuk duhet të shpërqendrohen nga drama e panevojshme e krijuar nga komentet e një prej figurave më kontroverse të partisë.

E megjithatë, Clinton, në një intervistë të 9 tetorit me CNN u shpreh “Ju nuk mund të tregoheni qytetarë me një parti politike që dëshiron të shkatërrojë atë për të cilën ju luftoni, atë që juve ju intereson”.

Ajo nuk është e vetmja që mendon kështu. Është e sigurt se një shumicë e madhe e demokratëve mendojnë se Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij të kongresit duhet të frenohen dhe që duhet ndaluar sa më shpejt sulmi i tyre flagrant ndaj normave dhe institucioneve demokratike.

Por ka edhe shumë amerikanë, duke përfshirë shumë nga votuesit e pavarur dhe votuesit e lëkundur që ndjehen të shqetësuar për situatën e krijuar. Duke e deklaruar znj. Clinton që qytetërimi politik të jetë i vdekur derisa ekipi i saj të fitojë përsëri, nuk ka gjasa të provojë një mesazh frymëzues për këta votues.

Për fat të keq,  Clintonit iu desh shumë kohë derisa të dilte e të fliste për Trumpin e gjithë administratën e tij. Në një dalje në “CBS Sunday Morning”, ajo u pyet për  dallimin mes burrit të saj dhe Monica Lewinsky.

Gjatë bisedës Clinton u “ankua” pse askush nuk po hetonte akuzat e shumta të ngacmimeve seksuale  kundër presidentit të Shtëpisë së Bardhë.

Në fakt, duke mos kritikuar kurrë veprimet e burrit të saj, zonja Clinton e bën më të lehtë që mbrojtësit e Trump të injorojnë akuzat ndaj presidentit të tanishëm.

Por Clinton vazhdoi edhe më tej. Ajo e hodhi poshtë nocionin se bashkëshorti i saj duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas gjithë rrëmujës së përgjakshme dikur.  “Absolutisht jo” u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu këmbënguli që ajo nuk ndjente keqardhje për mënyrën se si ajo e kishte trajtuar jetën personale të saj në vitet 1990: “Unë bëra atë që mendova se ishte e drejtë dhe ndihem shumë mirë për këtë.”

Është normale për një grua që të qëndrojë pranë bashkëshortit të saj, veçanërisht në ditë të vështira ose skandale seksual.

Ky është lloji i arrogancës morale dhe vetëjustifikimi që ka shqetësuar shumë demokratë. Ish zonja e parë, senatorja, sekretarja e shtetit mund të ketë qenë një nga kandidatët më të kualifikuar ndonjëherë që do të kandidojë për president.

Zonja Clinton mbetet një obsesion i veçantë i Trump dhe ndjekësve të tij.

Hillary Clinton është një grua me arritje të jashtëzakonshme që ndan pikëpamjet e saj në çfarëdolloj teme që ajo e sheh të arsyeshme. Por tani që po afron dita e zgjedhjeve, diskutimi I çështjeve delicate në intervista nuk është gjë tjetër veçse  një problem më shumë për partinë e saj.

Nga New York Times

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Obama u kthye!

Dossier/Nga The New Yorker

Lufta hibride SHBA-Rusi