MENU
klinika

Parashikimi i motit

Ikën dielli/ Rikthehen vranësirat e vjeshtës

14.10.2018 - 08:26

Moti pranveror, me temperatura më të larta seç parashikon vjeshta, do të mbizotërojë deri në fund të tetorit

Meterologët parashikojnë se temperaturat do vijojnë të mbeten njëlloj por pasditen e së dielës, do fillojnë të shfaqen vranësirat.

Shqipëria do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri pas mesditës, kur vranësirat fuqizojnë territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore.

moti-shqiperi-konica.al
moti-shqiperi-konica.al

Ndërsa sipas Meteoalb, pjesa tjetër e vendit do të ketë mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e para të ditës, por do të pësojnë zbritje të lehtë në orët e mesditës.

Temperaturat do të variojnë nga 6 gradë Celsius në 26 gradë Celsius. Era do të fryjë me një shpejtësi 35 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.