MENU
klinika

Shemben 32 godina

IKMT ‘rrafshon’ Roskovecin

22.10.2018 - 16:44

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e 32 ndërtimeve në Roskovec që preken nga projekti për rehabilitimin e qendrës së qytetit. Aksioni u mbështet nga forcat e Policisë, por edhe pse u kundërshtua nga tre familje, nuk pati tensione.

32 objekte do të prishen në Roskovec për ti hapur rrugë zbatimit të projektit të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin i mbështetur nga forca të shumta policie të angazhuar për të garantuar sigurinë.

Aksioni u kundërshtua vetëm nga tre subjekte. Administratori i një shkolle private dhe një familje që thotë se po i prishin shtëpinë dy katëshe në proces legalizimi.

“Ne kemi të gjithë dokumentacionet të legalizuara dhe të hipotekuara dhe lejen e ndërtimit të shkollës”.

“Të merrte vendimin ALUIZNI, të na e komunikonte dhe pastaj do të konsiderohej objekt pa leje. Në këto momente është akoma në shqyrtim”.

Ndërkohë 18 familje dhe subjekte të tjera me dokumentacion pronësie do të kompensohen me 33 milion lekë, ndaj nisën prishjen vullnetare të objekteve që preken nga projekti.

Me nje fond prej 290 milionë lekësh, projekti synon ti japë këtë pamje qendrës së Bashkisë së vogël të Roskovecit në një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!