27.10.2018 - 14:12
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Ky dekret sjell dhe largimin zyrtar të Xhafajt nga dikasteri i Brendshëm.
Ndërkohë pritet që Meta të firmosë edhe dekretimin e Sandër Lleshit si pasues i Xhafajt në Ministrinë e Brendshme.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot dorëheqjen e Xhafajt nga detyra e tij si Ministër i Brendshëm, njëkohësisht me lajmin e emërimit në këtë post të Sandër Lleshit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuza qeverisë
Berisha: Xhafaj iku për të mbrojtur Gjushin
Xhafaj jep dorëheqjen