MENU
klinika

Gjenerata e re

Iphone XI vetëm një stilolaps?

20.10.2018 - 12:16

iPhone XS, XS Max dhe XR janë lançuar vetëm një muaj më parë dhe tashmë kanë filluar thashethemet për iPhone XI, ose iPhone 11. Në mënyrë të veçantë, detajet e modeleve të reja që mund të presim janë përfolur.

Analisti i besueshëm Ming-Chi Kuo është kthyer me parashikime për investitorët e Apple në lidhje me atë që duhet të presin nga iPhone XI i vitit të ardhshëm. Sipas Kuo, duhet të ketë tre modele edhe këtë herë, me një iPhone OLED 6,5-inç, modelin OLED 5.8-inç dhe një tjetër njësi LCD prej 6.1 inç.

Ndërkohë që lajmi i mirë është se një tjetër iPhone LCD me madhësi 6.1 inç duhet të nënkuptojë një opsion tjetër të përballueshëm në çmim dhe me ekran të plotë, lajmi i keq është se nuk duket të jetë një model i ri. Megjithatë, mund të ketë një ekran të ri brenda kornizës së madhësisë, që do të thotë largimin e kornizës në mënyrë që të vazhdojë konkurrencën me Samsung Galaxy S10 që pritet të jetë pa korniza.

Thashethemet gjithashtu sugjerojnë se Apple mund të prezantojë një stilolaps me versionin premium të iPhone 11, por duket pak herët për të marrë këtë si fakt në këtë fazë.