MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Italia “buzë greminës”…

06.10.2018 - 10:52

Planet afatgjata ekonomike dhe sociale pothuajse në mënyrë të pashmangshme bien ndesh me objektivat politike afatshkurtra. Kjo është edhe më e vërtetë për populistët e qeverisë së koalicionit të Italisë, të cilët kohët e fundit prezantuan një projektbuxhet ‘të rrezikshëm’.

Qeveria e koalicionit të Italisë, lajmëroi kohët e fundit për projektbuxhetin e ri, i cili shkel rregullat e Bashkimit Evropian. Por kjo nuk është qeveria e parë italiane që bën premtime kaq të mëdha dhe shpërdoron paratë publike. Në fakt, edhe vetë populizmi “i ri” i Italisë nuk është aspak i ri në vetëvete.

Buxheti i propozuar i qeverisë premton të rrisë huamarrjen për të financuar një deficit prej 2.4% të PBB-së në 2019 dhe dy vitet e ardhshme.

Për Italinë, e cila vuan nga çështje të thella strukturore, rritja e objektivit për deficitin e buxhetit 2019 është një vendin i pa menduar mirë.

Borxhi sovran i Italisë tashmë arrin më shumë se 130% të PBB-së së saj, më i larti në BE (pas Greqisë).

Planet afatgjata ekonomike dhe sociale pothuajse në mënyrë të pashmangshme bien ndesh me objektivat politike afatshkurtra, veçanërisht për populistët. Rritja e shpenzimeve sot është e vetmja mënyrë që partitë e koalicionit të Italisë mund të bëjnë premtime madhore.

Koalicioni ka premtuar një formë “të ardhurash qytetare” për të varfërit dhe është e angazhuar për uljen e taksave, të dyja partitë duan të shfuqizojnë reformën e pensioneve të vitit 2011.

Për të qenë të vërtetë, koalicioni qeverisës i Italisë po përgjigjet, të paktën pjesërisht, për shqetësime të vërteta dhe serioze.

Kriza globale financiare dhe kriza që pasoi eurozona ulën ndjeshëm shumë standardet e jetesës së familjeve dhe rreth pesë milionë njerëz tani janë në varfëri absolute.

Por edhe shpenzimi i 10 miliardë dollarë për këtë problem nuk do ta rregullojë atë.

Siç duket, Italia mbetet prapa ekonomive të tjera të mëdha evropiane në aspektin e prodhimit, punësimit dhe rritjes së të ardhurave.

Koalicioni qeverisës duhet të punojë për të rritur konkurrencën e Italisë, e cila është dëmtuar që nga kriza me rimëkëmbjen e dobët të eksporteve reale dhe investimet e ulëta.

Tani për tani, dy partitë e koalicionit italian mbeten të bashkuara me vendosmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin e Italisë kundër përpjekjeve të BE për ta sulmuar atë. Pasi kaloi javë duke debatuar me krerët e BE rreth migrimit, qeveria po sfidon tani rregullat e Traktatit të Mastrihtit.

Por këtu, përsëri, interesat politike afatshkurtra janë në kundërshtim me interesat afatgjata ekonomike.

Italia nuk është ende në krizë, por ka shumë tregues të një krize.

Nëse në qeverinë e Italisë, ata që kërkojnë një largim nga eurozona, do të konkretizojnë planet e tyre, situata do të bëhet edhe më eksplozive.

Historikisht, italianët kanë besuar më shumë BE-në sesa qeveritë e tyre. Italia mbetet në eurozonë,por megjithatë, koalicioni qeverisës ka gjasa të sillet njësoj si paraardhësit. Risia e vetme mund të jetë shkalla e dëmit që mund të shkaktojë.

Nga Project Syndicate

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN