MENU
klinika

Pse po krahasohen dy vendet?

Italia nën hapat e ‘fatit të zi’ të Greqisë…

04.10.2018 - 12:43

Italia nuk është si Greqia. Është më mirë dhe më keq. Ekonomia e Italisë është në formë më të mirë, por është gjithashtu ka naë populist më të  made dhe kjo  përbën një rrezik shumë më të madh.

Pas katër ditëve të fundit në Itali,  ndodhive  dhe ngjarjet lidhur me çështjen së buxhetit, kanë nisur pretendimet se vendi mund të bëhet “një Greqi e re”.

Ka ngjashmëri midis rasteve italiane dhe greke, por ka edhe dallime që janë mjaft të mëdha.

Në më pak se dy javë, rreziku i shpërndarjes së obligacioneve italiane 10-vjeçare është rritur rreth 60 pikë bazë në rreth 3 për qind, një nivel që nuk është parë që nga viti 2014. Kjo ka sjellë presion mbi euron. Shkaku i menjëhershëm për zgjerimin e rrezikut ishte shtyrja e qeverisë për një objektiv të deficitit buxhetor që tejkalon udhëzimet e Bashkimit Evropian.

Reduktimi gradual i blerjeve të obligacioneve italiane nga Banka Qendrore Evropiane është gjithashtu një çështje me rëndësi. Ka patur politikanë tepër të shqetësuar, jo vetëm italianët euroskeptikë, por edhe të tjerë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i tha një intervistuesi televiziv se “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur një Greqi të re” duke iu referuar këtë herë një krize të mundshme në Itali. 

Ngjashmëria me Greqinë e disa viteve më parë është e qartë. Të dy vendet kanë të paktën tre ngjashmëri.

Ndryshe nga Greqia, Italia është një nga ekonomitë më të mëdha në Evropë dhe një anëtar origjinal i projektit të integrimit ekonomik evropian. Si e tillë, një problem i madh me Italinë do të përbënte një burim shumë më të madh rreziku ekonomik dhe financiar.

Nuk është ekzagjerim të thuhet se vendi i Evropës Jugore mund të paraqiste një kërcënim ekzistencial për zonën e euros. 

Por ndryshe nga Greqia, Italia nuk ka një deficit të llogarisë korrente (ka një suficit), dhe kohëzgjatja mesatare e borxhit të saj të papaguar është më e gjatë.

Ajo që në fund e shpëtoi anëtarësimin e Greqisë në zonën euro disa vjet më parë, ishte se duke u frikësuar nga një goditje që do ta çonte ekonominë në një depresion shumëvjeçar dhe në thelb do të ndryshonte shumë nga marrëdhëniet ekonomike dhe financiare rajonale të Greqisë, qeveria e Syriza veproi menjëherë, duke zgjedhur një qasje ortodokse.

Shumë investitorë, zyrtarë të BE-së, zyrtarët e Bankës Qendrore shpresojnë se qeveria italiane do të veprojë në mënyrë të ngjashme, edhe pse rreziku është më i ulët. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke

Liberalizim apo kontroll shtetëror...

Çfarë nxisin krizat ekonomike?

Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?