Leku mbylli një javë pozitive në kursin e këmbimit valutor. Monedha europiane u këmbye të premten në vlerën e 125.23 lekëve. Krahasuar me të enjten kursi qëndroi pothuajse i pandryshuar, por, në harkun e javës, leku vijoi tendencën e mbiçmimit kundrejt monedhës europiane. Duke se oferta e euros në treg ngelet e lartë, ndërsa emetimi i suksesshëm i eurobondit ka rritur pritshmëritë për një shtim të mëtejshme të ofertës në vazhdim.
Të premten leku fitoi më tej terren edhe në kursin e këmbimit me dollarin. Monedha amerikane u këmbye me 108.13 lekë, niveli më i ulët i dy javëve të fundit. Leku u mbiçmua edhe në kursin e këmbimit me sterlinën. Paundi britanik kishte vlerën e 142.9 lekëve, në rënie nga enjtja, por gjithsesi në nivele më të larta krahasuar me fillimin e javës.