MENU
klinika

Marrëdhënia Kosovë-Serbi

Jeremiç: Kosova do të anëtarësohet në OKB

21.10.2018 - 15:29

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, pretendon se Aleksandar Vuçiç, po përshpejton bisedimet për korrigjimin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiçit me Thaçin, të finalizohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sipas FoNet, ai ka thënë se korrigjimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës.

vuk-jeremic-konica.al

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Jeremiç, tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, tha Jeremiq.

Ai theksoi se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale.

“Nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj. Vuçiç është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, shtoi ai. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN