MENU
klinika

Aksioni i policisë në Sarandë

‘Kapja’e Balilit/ Një tjetër ‘peshk’ bie në rrjetë

22.10.2018 - 11:11

Policia e Shtetit po vazhdon goditjen në disa fronte në të gjitha vendin për kapjen e personazheve të njohura për autoritetet shqiptare dhe drejtësinë.

Shumë prej tyre i kanë parë disa herë hekurat e qelisë por sërish në rrethana të ndryshme ia kanë dalë të kalojnë në anën tjetër.

Një operacion u ndërmor dje në Sarandë për kapjen e Klement Balilit por nuk pati rezultat, megjithatë një tjetër ‘peshk’ ka rënë në rrjetën e policisë. Policia ka arrestuar në fshatin Stjar mbrëmjen e kaluar për llogari të Krimeve të Rënda, shtetasin Abedin Kuci, 49 vjeç. Mësohet se Kuci ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.

49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohej sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.

Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar forcat RENEA dhe FNSH, të cilat vijojnë të qëndrojnë në Sarandë. Ndërkaq është arrestuar dhe një personazh i dytë i njohur i botës së krimit, i cili është dërguar në Vlorë por emri i tij nuk bëhet i ditur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë