Gjatë muajit shtator ka pësuar një ulje numri i aksidenteve me 9.3%.
Ajo çfarë i bën shqetësuese këto shifra është fakti se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç edhe pse me tendencë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bazuar në renditjen e qyteteve, Tirana mban numrin më të lartë të aksidenteve e ndjekur nga Vlora, Lezha dhe Korça. Fieri është qyteti që ka pasur numrin më të lartë të viktimave gjatë shtatorit.
Ndonëse numri i aksidenteve është ulur, numri i të rinjve përfshirë në to mbajnë peshën kryesore.
Sipas të dhënave të INSTAT, grupmosha 25-35 vjeç zënë 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej por gjithsesi janë 16,7 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë shtatorit, janë drejtuesit e mjetit në moshë 35-45 vjeç që kanë regjistruar më shumë incidente me makina në rrugë.
Një nga shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve mbetet sjellja e gabuar e këmbësorëve.
Në muajin shtator 2018 numërohen 156 aksidente rrugore nga 172 aksidente të ndodhur në shtator 2017, duke u ulur me 9.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet sipas qyteteve
Tirana 70
Vlora 15
Lezha 14
Korça 13