Gjaku gjatë kollitjes ose siç quhet ndryshe hemoptizia, mund të jetë shenjë e një gjendjeje të rëndë mjekësore.
Infeksionet, kanceri dhe problemet në enët e gjakut ose në mushkëri mund të jenë përgjegjëse. Kollitja e gjakut në përgjithësi kërkon vlerësim mjekësor nëse hemoptizia nuk është për shkak të bronkitit.
Shkaqet e hemoptizisë
Ka shumë arsye për të patur kollë me gjak. Shkaqet që përfshijnë janë:
– Bronkit (akut ose kronik), shkaku më i zakonshëm i kollitjes së gjakut. Hemoptiza për shkak të bronkitit rrallë rrezikon jetën;
– Bronkektazia (një sëmundje afatgjatë e mushkërive);
– Kanceri i mushkërive ose tumoret e mushkërive jo-malinje;
– Përdorimi i holluesve të gjakut (antikoagulimi);
– Pneumoni;
– Emboli pulmonare (ndodh kur mpiksja e gjakut bllokon një nga arteriet në mushkëri);
– Pamjaftueshmëria e zemrës, sidomos për shkak të stenozës mitrale (një gjendje gjatë të cilës valvulat nuk hapen mjaftueshëm për të lejuar rrjedhën normale të gjakut);
– Tuberkulozi;
– Gjendje inflamatore ose autoimune (lupus, granulomatoza etj).
Hemoptizia gjithashtu mund të vijë nga gjakderdhja edhe jashtë mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Kështu që gjakderdhja e rëndë ose të vjella me gjakut nga stomaku mund të rezultojnë në gojë dhe pastaj me kollë, duke u shfaqur si hemoptizia.
Në shumë njerëz me hemoptizi, asnjë shkak nuk është identifikuar kurrë. Shumica e njerëzve me hemoptizë të pashpjeguar nuk kanë më kollitje të gjakut gjashtë muaj më vonë.
Testet e diagnostikimit
Në njerëzit që kolliten me gjak, testimi fokusohet në përcaktimin e shkallës së gjakderdhjes dhe të çdo rreziku për të marrë frymë. Shkaku duhet që të identifikohet. Testet për kollitjen e gjakut përfshijnë:
– Histori dhe ekzaminim fizik. Duke folur dhe duke ekzaminuar dikë që është duke kollitur gjak, mjeku mbledh fakte që ndihmojnë në identifikimin e shkakut.
– Grafia e gjoksit. Ky test mund të tregojë një masë në gjoks, mbingarkesë në mushkëri, ose të jetë plotësisht normale.
– Tomografia e kompjuterizuar (CT scan). Duke prodhuar imazhe të detajuara të strukturave në gjoks, një CT mund të zbulojë disa shkaqe për kollitjen me gjak. Po kështu mjeku mund të kërkojë edhe ekzaminime shtese për të zbuluar shkakun e kollës me gjak.
Trajtime për hemoptizine
Për njerëzit që kolliten me gjak, trajtimet synojnë të ndalojnë gjakderdhjen, si dhe të trajtojnë shkakun themelor të hemoptizisë. Trajtimet për kollitjen e gjakut përfshijnë:
Embolizimi i arteries bronkiale. Një mjek fut një kateter në një arterie në këmbë që furnizon gjakun në mushkëri. Me injektimin e substancës dhe shikimin e arterieve në një ekran video, mjeku identifikon burimin e gjakderdhjes.
Atëherë arteria bllokohet, duke përdorur mbështjellëse metalike ose një substancë tjetër. Gjakderdhja zakonisht ndalon dhe arteriet e tjera kompensojnë arterien e bllokuar.
Po kështu edhe bronkospopia mund të përdoret për të trajtuar disa shkaqe të kollitjes me gjaku. Për shembull, një tullumbace e fryrë brenda rrugës ajrore mund të ndihmojë në ndalimin e gjakderdhjes.
Mos harroni!
Asnjëherë mos neglizhoni gjakun gjatë kollitjes, sado në sasi të vogël që të jetë ai, do një ekzaminim të kujdesshëm nga mjeku.